Njihuni me 7 zakonet që praktikojnë njerëzit e suksesshëm gjatë ditës së tyre

Disa ditë më parë ne publikuam një artikull me 10 zakone të përditshme të praktikuara nga njerëzit më të suksesshëm, duke ju thënë që një artikull i dytë do të pasonte të parin. Pikërisht në këtë artikull BusinessMag ju sjell 7 zakone të tjera që njerëzit më të suksesshëm praktikojnë gjatë ditës së tyre. 

1. Merrni 10 minuta në ditë për të qenë mirënjohës

– Kristian Selchau-Hansen, bashkëthemelues dhe CEO i Formation, një kompani softuerësh që punon me markat e Fortune 500 për të optimizuar udhëtimin e klientëve përmes përvojave të marketingut të personalizuar, thotë:

“Unë i kujtoj të gjitha gjërat në jetën time që mund të jenë shumë të këqija dhe për rrjedhojë, vlerësoj shumë atë që jam në të vërtetë. Vlerësoj bashkëshorten dhe familjen time të mrekullueshme dhe mundësinë për të ndërtuar një kompani fantastike. Këto 10 minuta në ditë më ndihmojnë të qëndroj i fokusuar në atë që është e rëndësishme dhe të menaxhoj biznesin tim”.

2. Lidhuni me të tjerët

– Dr. Laura Hamill, kreu i personelit në Limeade, një kompani mbi eksperiencën e punonjësve që u shërben qindra klientëve; kreu i shkencave të Institutit Limeade, thotë:

“Gjithmonë përpiqem të gjej kohë gjatë ditës për t’i pyetur njerëzit se çfarë po ndodh në jetën e tyre dhe se si po i përballojnë gjërat. Është e rëndësishme të keni këto lloj lidhjesh dhe ndërveprimesh të përditshme me njerëzit përreth jush për të nxitur ndjenjën e komunitetit.”

3. Jini vetë-kritikë

– Sean Chou, Drejtor i Përgjithshëm i Catalytic, një cloud automatizimi, i cili ka fituar 44.2 milionë dollarë financim, thotë:

“Unë përpiqem të qëndroj i përulur duke kritikuar veten, duke parë gabimet e mia të mundshme, duke marrë përgjegjësinë për dështimet dhe duke kërkuar feedback kritik. Kjo më shtyn të përpiqem gjithmonë të përmirësohem jo vetëm në karrierën time, por edhe në jetën time personale.”

4. Gjithmonë kthehuni në planin tuaj fillestar

– Stanton Jandrell, bashkëthemelues dhe CEO i Fraxion, thotë:

“Si një person që është marrë me maratona, unë kam përdorur eksperiencat e mia duke rritur jo vetëm forcën time fizike, por edhe forcën time mendore, e cila ka kaluar në shumë vështirësi gjatë jetës sime. Fillimi dhe drejtimi i një biznesi është i ngjashëm. Nëse është një dëmtim ose një dështim produkti, duhet të vazhdoni të praktikoni dhe gjithmonë të ktheheni në planin tuaj, pavarësisht nga devijimet gjatë rrugës.”

5. Filloni ditën herët, me qetësi dhe shkruani

– Jeff Ton, SVP i zhvillimit të produkteve dhe aleancave strategjike në InterVision, një ofrues strategjik i shërbimeve (SSP) që trajton nevojat teknologjike të ndërmarrjeve, thotë:

“Kam zbuluar që nëse ngrihem para pjesës tjetër të shtëpisë sime, ulem në zyrën time me një filxhan kafeje të këndshme dhe shkruaj, më ndihmon të përqendrohem tek detyrat dhe të realizoj shumë gjëra para se të zhytem në ditën time të punës. Ajo ndryshon plotësisht edhe mirëqenien time, e cila fuqizon pjesën tjetër të ditës.”

6. Bëni disa shëtitje në ditë

– Jeb Banner, themelues i dy organizatave jofitimprurëse dhe CEO e themelues i Boardable, një kompani softuerike, thotë:

“Kam zbuluar se mund të bëj biseda të mira, të qetësoj mendjen time dhe në përgjithësi të jem më produktiv nëse bëj shëtitje të shkurtra periodike gjatë ditës. Studimet tregojnë se lëvizja fizike mund të ulë kortizolin dhe të çlirojë endorfinë. Një shëtitje e shpejtë gjithashtu përmirëson funksionimin e trurit dhe lufton depresionin për shumë njerëz. Unë e filloj mëngjesin me një shëtitje me veten për t’u përgatitur për ditën. Në mes takimeve ose pasditeve, unë dal jashtë zyrës për një shëtitje dhe shpesh ftoj një koleg së bashku me mua. Këto lloj shëtitjesh më sjellin në biseda të sinqerta me kolegët gjë që është e vështirë për t’u arritur në një sallë konferencash. Për mua, ky zakon është bërë një domosdoshmëri në jetën time, si në punë ashtu edhe në shtëpi.”

7. Shkruani top 3 detyrat e para për ditën

– Sarah Bird, CEO e Moz, një kompani online për SEO, thotë:

“Para se të shikoj email-in, mediat sociale, ose të dëgjoj lajmet, shkruaj tre gjërat më të rëndësishme për mua që duhet të bëj atë ditë. Kjo më lejon të përqendrohem në prioritetet e mia dhe të jem më e fokusuar në punën time.” /Business Magazine