Një tjetër mutacion i Covid-19 shfaqet në Nigeri/ Ekspertët: Ende herët për të përcaktuar efektet

John Nkengasong, kreu i Afrikës nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi ekzistencën e llojit të ri, i cili ka thënë se ai është i ndryshëm nga ato të gjetura kohët e fundit në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut

Një tjetër variant i ri i koronavirusit është shfaqur në Nigeri. John Nkengasong, kreu i Afrikës nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi ekzistencën e llojit të ri, i cili ka thënë se ai është i ndryshëm nga ato të gjetura kohët e fundit në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Gjithashtu, ai ka shtuar se është ende shumë herët për të treguar efektet që mund të ketë varianti i ri dhe justifikojë se shkencëtarëve, iu duhet më shumë kohë për ta studiuar atë.

“Deri më tani efekti i mundshëm i variantit nigerian mbi vaksinat është i paqartë. Na jepni pak kohë, është akoma shumë herët,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, Nigeria ka raportuar një numër rekord të rasteve të koronavirusit, ku gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 1,133 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë mbi 5 persona. Ndërsa, që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 80,922 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,236 pacientë.