Një tërmet prej 6,3 ballësh godet Indonezinë

Qendra Amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka ndodhur 7 kilometra nën tokë

Në ishullin Lombok të Indonezisë ndodhi një tërmet prej 6,3 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka ndodhur 7 kilometra nën tokë.

Tërmeti është ndjerë më shumë në lindje të ishullit, ndërsa në disa vende ka shkaktuar rrëshqitje të tokës.

Pas tërmetit nuk u bë paralajmërim për cunami në rajon.

Në tërmetin para dy javësh në ishullin Lombok në magnitudë prej 7 ballë kishin humbur jetën mbi 460 persona.