Një raketë nga Egjipti godet një vendbanim izraelit

Në këtë incident nuk ka asnjë të lënduar

Një predhë nga Gadishulli Sinai i Egjiptit goditi sot vendbanimin jugor izraelit Bnei Netzarim, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha se kjo ishte një predhë qorre e shkrepur nga ushtria e Egjiptit në operacionet e saj kundër militantëve në gadishull.

Në këtë incident nuk ka asnjë të lënduar.

Autoritetet egjiptiane nuk janë deklaruar rreth incidentit.

Gadishulli i Sinait llogaritet si epiqendra e një kryengritjeje militante që nga viti 2013, kur ushtria e rrëzoi Mohamed Morsin me grusht shteti, presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Të premten, ushtria e Egjiptit tha se një oficer ishte vrarë dhe 9 ushtarë ishin plagosur në operacionet kundër militantëve të stacionuar në Sinai.