Një protestë për t’u harruar

Nga Redi Shehu

Kreu i pjesës më të madhe të Partisë Demokratike z. Berisha deklaroi se me datën 11 shkurt demokratët do të pëballen me të vetmin produkt politik që opozita sot ka dhe di të bëjë, protestën. Ky është takimi i pafundëm i demokratëve me protestat që në kohën e largët të 2013-tës kur ëmbëlsia e pushtetit u kthye në idhtësinë e opozitës. Protestat janë mjete të domosdoshme dhe të dobishme të cilat mbajnë gjallë temperaturën politike, ftillojnë maxhorancat dhe homogjenizojnë politikisht skalionet opozitare. Pra, në esencë protesta është energjia politike aq e nevojshme për të korrigjuar dhe ndryshuar gabimet e pafundme të maxhorancave. Por, ka një kusht ama që protesta të funksionojë, që energjia politike e prodhuar prej saj të transformohet në ndryshim. Ky kusht përmblidhet në besueshmërinë moralo-politike të thirrësve të saj. Shikoni vetëm pak se si protestat më të zëshme dhe më efektive tek ne kane qenë protestat jo partike të bëra në periudhën që përmendem më sipër. Ato kanë sfiduar në efektshmërinë e tyre të gjitha protestat partiake të zhvilluara në Shqipëri gjatë demokracisë. Protesta kunder lëndëve kimike, ajo e studentëve si dhe protesta revoltë ndaj vrasjes së të riut Rasha nga policia, janë tre kulminacionet të cilat sollen ndryshime në politikat qeverisëse, shkarkime si dhe tronditën realisht qeverinë e këtij vendi duke na treguar se çdo maxhorancë sado e fuqishme të jetë, është e sfidueshme nëse kapet si duhet nervi politik i kauzave.

Pra, fakti që të vetmet protesta të cilat kanë ndikuar realisht në sistem dhe kanë arritur edhe të luhasin politikisht pse jo edhe fasha të caktuara votuesish, kanë qene protestat të cilat nuk janë organizuar nga partitë politike. Madje, në këto protesta u refuzuan krerët e këtyre partive për t’i ruajur të pastra ato nga ndotja. Këto fakte na japin një të dhënë të rëndësishme përsa i përket potestave tek ne. Edhe pse organizmiet partiake mund të rreshtojnë dhjetra mijëra njerëz nën një koreografi spektakli politik, edhe pse janë të studiuara deri në detaje, nuk kanë arritur të kenë efektshmërinë e protestave spontane dhe të sinqerta të shoqërisë civile dhe studentëve. Me pak fjalë, protestat politike ndryshojnë nga protestat civile, sepse të parat janë nisur nga lart-poshtë shpesh me qëllime të personalizuara, ndërsa të dytat janë nisur nga poshtë-lart pa axhenda personale të liderëve politikë dhe pa sllogane mashtruese.

Partia Demokratike ka bërë tre protesta të mëdha që mund të konsiderohen protesta post-traumë, pas asaj që ndodhi me çarjen e PD-së. Ajo e korrikut, e nëntorit dhe ajo e 6 dhjetorit. Protesta e 11 shkurtit ishte e katërta në radhë, dhe u projektua si protesta më e madhe që PD e foltores, do të bënte për shkak se u zhvillua në mesin e skandalit McGonigal dhe në pjesmarrjen e saj do vinte e gjithë Shqipëria që do derdhej si lumë. U zotuan se do të ishin jo vetëm aleanca PD-PL, por edhe përfaqësues dhe mbështetës të grupimit Alibeaj. Ajo që vihet re në diagramën e protestave është se maja e spektaklit të z.Berisha ka qenë e para në korrik, pastaj të tjerat kanë shënuar rënie progresive në pjesmarrje deri në protestën e 11 shkurtit, e cila me plot gojë mund të cilësohet si bojkoti më i madh i bërë ndonjë partie të madhe në vend. Kjo protestë u cilësia si “revolta blu” ose “cunami” nga z.Berisha, por revolta e vërtetë ishte e atyre që munguan me shumicë në bulevard. Pyetja që të del natyrshmëm, duke parë pjesamarrjen e reduktuar në atë që pritej të ishte uragani shkatërrues për maxhorancën, është se si do të mund të shkojë në zgjedhjet lokale kjo PD me këtë lloj angazhimi politik vetëm tre muaj para zhvillimit të tyre? Rënia progresive e pjesëmarrjes shkon në raport të drejtë me rënine e besueshmërisë së lidershipit politik, gjuhën e drunjtë politike që ata përdorin, përsëritjen ekzaktësisht të të njëjtave metoda, njerëz dhe gabime si të 30 viteve të shkuara, si dhe mbylljen e partisë përkundrejt hapjes së domosdoshme të saj.

Për të kuptuar pse-në e asaj që ndodhi në protestën e 11 shkurtiti, le t’i referohemi sondazheve të zhvilluara nga Barometri i Euronews i cili na jep të dhëna të freskëta të cilat në lejojnë të analizojnë atë që ndodh politikisht tek ne. Sipas sondazhit, mbështetja për z. Rama kishte rënë në muajin dhjetor 2022 në 36.8% krahasuar me 51.5% të muajit qershor të po këtij viti. Mbështeja për z.Berisha kishte rënë në dhjetor 2022 në 21% krahasuar me 28.6% në muaji qershor. Z. Basha kishte një rënie në pikiadë, kjo edhe për faktin e dorëheqjes së tij nga Partia Demokratike. Në muajin dhjetor Basha kishte rënë në 7.6% krahasuar me 45.4% të muajit prill të 2022-shit. Nga ana tjetër sondazhi na tregon se kur shqiptarët u pyetën në 2023, se a po shkon vendi në drejtimin e gabuar, 63.7% e tyre mendonin se vendi po shkon në drejtim të gabuar krahasuar me 57.9% të vitit 2021. Akoma më interesant ishte rezultati i dale nga pyetjet e drejtuar anëtarëve të partisë socialiste. Kur socialistët u pyetën nëse vendi po shkon në drejtimin e duhur në 2023-ish, 55% e tyre deklaruan se po, krahasuar me 76.4% të vitit 2021.

Pra, shohim se në fund të 2022-shit liderët politikë kanë rënie të theksuar, ndërkohë që optimizmi për të ardhmen është në 2023 më keq se në 2021-ishin, kjo përfshirë edhe anëtarët e partisë socialiste. Me këtë pejsazh politik, një opozitë normale do të kishte terrenin me pjellor për të akumuluar kapital politik dhe për të goditur maxhorancën, por kjo gjë nuk po ndodh. Në mesin e këtij pesimizmi për të ardhmen, protesta e opozitës u kthye në një protestë për t’u harruar sa më shpejt. Shifrat na japin shpjegimin më të qartë dhe më domethënës se pse bulevardi i dates 11 shkurt ishte bulevardi i bojkotit të të djathtëve. Në protestë nuk kishin dale as të paktën 32 mijë anëtarët e PD-së së Tiranës. Shifra në rënie prej 21% për Berishën, tregon tragjikisht se pse PD-ja është kthyer në një parti që as bulevardin nuk e mbush dot. Nëse një pjesë e mirë e demokratëve të Tiranës nuk preferuan të dilnin, atëhere çfarë ngjyre do të marrë fytyra e z. Këlliçi i i cili në zgjedhjet lokale përballë ka një makineri të sofistikuar elektorale të kryetarit të Bashkisë ?

Me 11 shkurt z. Berisha ndodhej brënda një kurthi dhe në të njëjtën kohë dileme politike nëse duhej të bëntë protesta të dhunshme apo paqësore. Protesta e dhunshme do i shtonte kredite z.Rama dhe do e largonte përfundimisht z.Berisha në honet më te errëta të universit politik. Ndërkohë që protesta paqësore do zhgënjente turmat. Ky është kurthi në të cilin z. Berisha ka rënë. Por kurthi më i madh është ai që z. Berisha i ngriti vetes. Protesta mes të tjerash është edhe demonstrim force politike. Ajo e djeshmja tregoi qartë se z.Berisha është në antikohën e tij, është më i vjetër politikisht se biologjikisht dhe këtë duket se ai dhe ndjekësit e tij nuk duan ta kuptojnë. Prandaj, mos të habitemi pse z. Rama ndërkohë që protesa zhvillohej në shesh, postonte video duke u marrë me një instalacion, diçidura e të cilit kollaj mund të quhej “Shqipëria 2030”.