Një pikë ndaj Ishujve Faroe, po Kosova mbetet në krye të grupit

Për të marrë fitoren e parë në transfertë në një ndeshje zyrtare Kosova duhet të presë ende. As perla e Milot Rashicës nuk ishte e mjaftueshme që skuadra e Bernard Challandes të fitonte në Torshavn përballë Ishujve Faroe.

Pas dy fitoresh rresht në grupin 3 të Ligës D, Kosova është ndalur në barazim 1-1 në Ishujt Faroe, por gjithsesi arrin të ruajë vendin e parë në grup duke rritur ndjeshëm shanset për të realizuar ëndrrën e madhe të kualifikimit për në Kampionatin Europian.

Milot Rashica kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e nëntë, me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës që nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar. Edhe pse ishte dominuese, përfaqësueseja e Kosovës nuk mundi të ruante fitoren, duke pësuar në fillim të pjesës së dytë golin e barazimit.

Në fakt, goli i barazimit erdhi shpejt dhe faroezët menduan të realizonin edhe golin e fitores, pasi menduan shumë më tepër për sulmin në pjesën e dytë. Kosova gjithashtu nuk u dorëzua por në fund nuk mundi të realizonte golin e dytë, madje rrezikoi edhe të pësonte pasi Ishujt Farore krijuan tre raste për tre minuta, nga e 85-ta në të 88-tën.

Megjithatë, duke qenë se edhe Azerbajxhani u ndal në barazim, gjithashtu 1-1, nga Malta, skuadra e Challendes arriti të mbante vendin e parë në grup, me 8 pikë, 2 më shumë se Azerbajxhani.

https://youtu.be/F-TNyf5UvAw