Prej vitesh, institucioni i “Shtepise se te Moshuarve ne Shkoder” ka ndryshuar 100%. Jo vetem si funksionim, por edhe ne cilesi, sherbim, dashamiresi e perkujdesje ndaj moshes se trete. Po e theksojme qe ne fillim, se ky shkrim ka si qellim vetem falenderimin dhe pergezimin e drejtorit aktual Fatjon Hoxha, i cili me punen e tij, eshte nder te vetmit drejtues ne Shkoder qe meriton respekt. Gjithsecili, mund te thote se ai ka bere vetem punen e tij dhe eshte e vertete por sikur te benin te gjithedetyren, si ai, padyshim qe Shkodra dhe Shqiperia do te ishin me te mira. Gjate viteve te fundit, ne media jane publikuar raste skandaloze te dhunes ndaj te moshuarve, keqtrajtimeve, mosperkujdesjes, e deri ne vjedhjen e ushqimeve te Shtepive te Moshuarve, ne Shqiperie ne Kosove, por ne Shkoder, nuk eshte regjistruar asnje rast. Hoxha, sebashku me stafin e ketij institucioni ne Shkoder e kane ndryshuar per mire imazhin e “Shtepise se te Moshuarve” por si ia kane arritur? Me perkushtim, respekt, dashuri e pasion per punen, te gjithe sebashku, e pastaj edhe
rezultati eshte i mire. Vecori dhe aftesi te cilet duhet t’i kishin te gjithe drejtuesit dhe punonjesit e institucioneve ne Shkoder.
Sipas statistikave zyrtare prane Drejtorise se Sherbimit Social, Bashkise Shkoder, dhe vete “Drejtorise se Shtepise se te
Moshuarve”, ne vitet e fundit, kerkesat e te moshuarve per tu regjistruar ne kete institucion jane trefishuar ndryshe nga vite me pare, kur ata deshironin vetem te largoheshin. Aty gjysherit dhe gjyshet, kane gjetur nje ambjent familjar, perkujdesjen dhe dashurine e munguar. Cdo dite, kane aktivitete nga me te ndryshmet qe nga
lojrat me domino apo shah, bilardo e madje edhe fushen e futbollit pasi ka prej atyre qe pasioni per futbollin “mund” edhe moshen.
Nenat, kane mundesi te ushtrojne pasionin e tyre ne punimet me dore apo edhe ne kuzhine. Ne kete institucion eshte edhe nje biblioteke e madhe, ku gjysherit mund te lexojne cdo dite. Madje, gjyshi shkrimtar Smajl Hyka, per disa vite me radhe kerkoi ndihme per publikimin e librit te tij, dhe
permes medias drejtori Hoxha, i beri thirrje dhe apel te gjithe biznesmeneve qe ti ndihmonin.
Viti i pandemise, ishte me i veshtiri per kete institucion ku fale angazhimit te te gjithe institucionit dhe gjysherve, asnjeri prej tyre nuk u infektua nga koronavirusi. Nje beteje e fituar me sukses fale edhe marredhenies se mire mes te dy paleve.
Mosha e trete ka nevoje per perkujdesje shendetesore e cila nuk u ka munguar por kur kane nevoje per kontrolle te vecanta ne spital, si asnjehere me pare, Fatjoni i shoqeron vete te moshuarit ne spital.
Drejtues te tjere ka patur ky institucion nder vite, por te moshuarit gjithmone kane shkuar vetem ne spital. Kane pritur ne rradhe te vetem, jane perballur me
sorollatjet dhe procedurat kote te vetem e madje jane perbuzur aty sepse nuk kane patur mbeshtetje dhe PARA.
Cdo ditelindje e gjysherve, eshte nje feste me vete. Per gjithsecilin ka dhurata simbolike. Te bejme dicka te vogel, me zemer te madhe dhe tu dhurojme emocione pozitive te tjereve. Kjo eshte ajo qe kemi nedore dhe pse duhet te bejme te kunderten?
Por Fationi, pertej orarit te punes, pasores 16.00, dhe ne fundjave, kur eshte pushim zyrtarisht, e gjejme ne stadium por jo me miqt e tij por me gjyshat e Shtepise se te Moshuarve. Fale edhe insistimit te tij, presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferri dhe ai i vajzave. Lazer Matija, i kane dhuruar bileta sezonale disa gjysherve, dhe kur
temperaturat jane te favorshme, Fationi eshte ne stadium me giysherit per te
mbeshtetur djemt shkodrane dhe vajzat kuqeblu.
Ndonjehere, Fatjonin mund ta keni pare edhe duke kerkuar rrugeve te Shkodres.
Ndonje prej gjysherve, per shkak te moshes ka probleme me sklerozen, dhe pas shetitjes neper qytet, ka humbur rrugen.
Drejtori ka dale vete per ta kerkuar. Ose ne rastet e tjera, nesee shikoni ne kafenete e qytetit te rrethuar me te moshuar, ai ka dale me miqt e tij te azilit, per te shijuar kafen e pasdites sebashku me ta. Njerezit e medias, e dijne shume mire se ne cdo interviste, Fatjoni asnjehere nuk flet me “ata’ ose “te moshuarit” por gjithmone me “gjyshi” apo “gjyshja’. Ai iu drejtohet sikur te ishin familjare te tyre dhe jo me “veshjen” e nje drejtori te rendomte e te rende ne komunikim qe jep urdhera.Edhe vete gjysherit, e konsiderojne si djalin e tyre Fatjonin dhe e terrasin “Biri im”, dhe kjo eshte nje marredhenie e vecante per Shkodren tone. Marredhenie qe kalon kufinjte e punes,institucionit dhe drejtimit por sebashku me dashurine dhe respektin per punen, i perfshine te gjitha keto sebashku duke sjelle nje prej shembujve me te mire ne Shkoder, se si ne postet drejtuese duhen zgjedhur njerzit e paster e te drejte qe kane vullnetin dhe pasionin per ndryshim. Ndryshim qe nese do te perfshinte te gjitha drejtorite e Shkodres, do te kishim nje qytet ndryshe.
Ky shkrim, eshte si nje respekt dhe nderim per njerezit e punes qe ne vendin tone jane te pakte..
P.S: Drejtoret dhe drejtoreshat e tjere, duhet te marrin shembull !