Një delegacion amerikan i udhëhequr nga Bolton vizitë në Turqi

Pritet që delegacioni amerikan të diskutojë me zyrtarët turq për zhvillimet në Munbixh të Sirisë, luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK, sistemin e mbrojtjes Patriot dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

 Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton, ka arritur në Turqi bashkë me një delegacion amerikan, për të diskutuar me zyrtarët turq mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacionin amerikan i cili mbërrin në Turqi pas vizitës që realizoi në Izrael, e përbëjnë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Joseph Dunford dhe përfaqësuesi special i Koalicionit Global kundër DEASH-it, James Jeffrey.

Pritet që delegacioni amerikan të diskutojë me zyrtarët turq për zhvillimet në Munbixh të Sirisë, luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK, sistemin e mbrojtjes Patriot dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Pas takimeve në Ankara, delegacioni thuhet se nesër do të largohet nga Turqia.