Meteorologu Hakil Osmani, tha se ditën e sotme do të ketë reshje shiu në disa zona të izoluara të vendit.
Për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se moti do të përmirësohet në orët e pasdites dhe në mbrëmje.
Gjithashtu ai nënvizoi se temperaturat e ajrit janë tipike vjeshte dhe duke filluat që nga nesër temperaturat do jenë 28 gradë celsius.
“Parashikohet të kemi reshje të shiut në disa zona të izoluara. Kryesisht pritet që reshjet e shiut të jenë në zonat jugore. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë përmirësim të motit. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit.
Kemi temperatura tipike vjeshte, me maksimume që sot do të jenë jo më shumë se 28 gradë celsius. Duke filluar nga nesër dhe të martën temperaturat do të jenë 28 gradë celsius”-tha ai.