Nisin kualifikueset. Shqipëria, me uniformë të re për “Euro 2020”

Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në kualifikueset e “Euro 2020” me një pamje të re. Pasditen e së mërkurës është prezantuar fanella e re e kuqezinjve, për meshkuj e femra, për sezonin 2019-2020, e krijuar nga kompania “Macron”.

Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në kualifikueset e “Euro 2020” me një pamje të re. Pasditen e së mërkurës është prezantuar fanella e re e kuqezinjve, për meshkuj e femra, për sezonin 2019-2020, e krijuar nga kompania “Macron”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që theksoi se shpreson që kjo unifiormë e re të jetë një ogur i mirë për skuadrën përfaqësuese në këtë aventurë të re, shkruan Top Channel.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar në këtë javë të rëndësishme, ku kemi prezantuar edhe sponsorin e përgjithshëm, Vodafone Albania, si edhe sponsorë të tjerë. Të gjitha këto shpresoj që të sjellin një paraqitje të mirë të ekipit përfaqësues. Uroj që ndeshjen e parë ndaj Turqisë të kemi sukses dhe ta nisim me këmbën e mbarë. Po ashtu i uroj shumë suksese edhe sponsorit tonë Macron, i cili në çdo rast na është përgjigjur për kërkesat që kemi pasur. Edhe njëherë faleminderit dhe ditën e premte shpresoj që të gjithë bashkë të gëzojmë me një rezultat pozitiv të ekipit tonë kombëtar”, tha Armand Duka.

Futbollistët e Kombëtares shqiptare do të zbresin në fushën e lojës me uniformën e re, pikërisht mbrëmjen e së premtes në ndeshjen me Turqinë, që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.