Nis në Kroaci takimi Rama-Tsipras

Ka nisur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Alexis Tsipras.

Ka nisur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Alexis Tsipras.

Takimi po zhvillohet në Kroaci, në kuadër të takimit 16+1 iniciuar nga Kina.

Një javë më parë, Rama dhe Tsipras patën një bisedë telefonike për çështjen e pronave në jug të vendit, shkruan Top Channel.

Takimi i fundit Rama-Tsipras u zhvillua dy vite më parë gjatë punimeve të OKB-së, në Nju Jork.