Nis ndërtimi i rrugës së Arbrit

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të llograidhënies ndodhet në qytetin e Dibrës. Teksa foli para tyre ai u shpreh se rruga e “Arbrit”, nuk është më një premtim. Rama tha se kjo rrugë është bërë...

Për ndërtimin e një prej akseve më të rëndësishëm në vend do të investohen 250 milionë euro dhe punimet priten të përfundojë brenda tre viteve.

Për të ardhur në këtë moment, qeveria ka rinegociuar kontratën e lidhur më parë me një kompani kineze nga qeveria e Partisë Demokratike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi nga Dibra nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, investimi i parë i projektit 1 miliard euro.

“Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion, por realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, sepse i thashë sapo të flas unë, do të fillojë shiu, sepse pa bereqet nuk mbaron sot ky takim.

“Për Rrugën e Arbrit, një projekt me tunel pa tub emergjence. Është e ndaluar në gjithë botën, edhe në Afrikë. Historia e qeverisë time është si ajo që kryefamiljari la lekët në baste dhe iku nga shtpia. Kur po vija këtu pashë nja 20-30 veta, bashkë me një deputet, njësoj me çingiet te ai filmi koncert në vitin 36 dhe këto çingiet e veta, por këto janë më keq dhe i japin skapamentos”.

Sipas Ramës gjendja është e mjerueshme ne të gjitha segmente. Rruga e Kombit, për kryeministrin përbën rrezik për jetën.

“Donte të hapte tunelin dhe donte të merrte votat në Elbasan dhe mori Noc Rrokun në Elbasan”.

Më herët gjatë takimit në Peshkopi, kryeministri Rama theksoi se për të rinisur investimet në infrastrukturë, më parë duhet të paguheshin miliarda lekë borxhe të krijuara nga qeveria “Berisha”.

“43 mld lekë të reja që ne u detyruam t’i shlyejmë në 4 vjet. 30 mld lekë të kontraktuara për daulle e shirita për hi syve. Nga këto paguam 37 mld pa cenuar investimet bazë”.

Rruga e Arbrit është ndër më kryesoret në vend dhe pritet të ketë impakt pozitiv, ekonomik, social dhe kulturor, duke shkurtuar distancat mes qyteteve.