Nigeria e 9-ta në botë për nga rezervat e gazit botëror

Nigeria eksporton 27,5 miliardë metra kub LNG dhe është eksportuesi i katërt më i madh në botë pas Katarit, Australisë dhe Malajzisë

Nigeria është ndër vendet me rezervat më të rëndësishme të naftës dhe gazit në kontinentin afrikan, shkruan Anadolu Agency (AA).

Që nga viti 1971, Nigeria është anëtare e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), dhe sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari i AA-së, ky vend afrikan është ndër dhjetë vendet e para në botë për sa u përket rezervave të naftës dhe gazit natyror.

Me rezerva të gazit natyror që tejkalojnë pesë trilionë metra kub, Nigeria zë vendin e nëntë në botë. Sipas të dhënave të vitit 2015, pavarësisht rezervave të pasura të gazit prej 5,1 trilionë metra kub, Nigeria ka prodhuar vetëm 50,1 miliardë metra kub.

Kur është fjala për eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), ky vend eksporton 27,5 miliardë metra kub dhe është eksportuesi i katërt më i madh në botë pas Katarit, Australisë dhe Malajzisë.

Kompania Nigeria LNG Limit (NLNG), e cila u themelua në vitin 1989, filloi përpunimin e LNG-së në vitin 1999 në bazat në rajonin e Delta Niger, në juglindje të vendit. Sot, kjo kompani eksporton në shumë vende të botës.

Ndër aksionarët e kësaj kompanie janë Kompania Kombëtare e Naftës e Nigerisë (NNPC) me 49 për qind, si dhe partneriteti britaniko-holandez Shell me 25,6 për qind, Total-i francez me 15 për qind dhe Eni italian me 10,4 për qind të aksioneve.

Ministri nigerian i Rezervave të Naftës Ibe Kachikwu muajin e kaluar tha se vendi i tij ka në plan të investojë shtatë miliardë dollarë për të rritur eksportet, dhe në këtë mënyrë zuri vendin e tretë botëror të eksportuesit të gazit natyror.