Stuhia e fortë “Ciara” që goditi Britaninë e Madhe është përhapur edhe në disa vende të Europës. Së fundmi ka prekur edhe Turqinë, duke e goditur fuqishëm, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 13 njerëz përgjatë detit të zi.
Sipas mediave të huaja 13 viktimat janë e migrantë që ende nuk janë indetifikuar për kombësinë e tyre, por ato kanë kanë ngrirë nga i ftohti, pasi temperaturat ishin -40 gradë celcius në rajonin Gële.
Stuhia e dëborës ka qenë shumë e fortë në qytetin Hopa në brigjet veriore të Turqisë. Gjendja është teje e rënduar për shkak të suhisë Ciara në Europë, ku shumica e shteteve kanë anuluar të gjitha fluturimet, udhëtimet me tren dhe lundrimin e trageteve.
Si shkak i “Ciaras” kanë humbur jetën nëntë njerëz, në Francë, Gjermani, Çeki, Poloni dhe Itali. Ndërsa në 42 rajone të Francës autoritetet është ngritur alarmi, pasi pothuajse 130 mijë banesa janë pa energji elektrike.