“Ngjarje e rëndësishme për qeverisjen e PS”/ Rama: Thelbi i Kongresit bashkimi dhe jo ndarja. Ja kërkesa për deputetët

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Kongresin e të shtunës si një ngjarje të rëndësishme për qeverisjen e PS me në thelb bashkimin dhe jo ndarjen.

Rama u kërkoi deputetëve që në mbledhjen e të shtunës të jenë aktivë sipas zonave që mbulojnë për të përmbushur angazhimet.

“Në fund të Kongresit të gjithë organizatorët e paneleve do të bëjnë për publikun një përmbledhje të punës për temat e mprehta dhe do të përcaktojë edhe piketat mbi të cilat me tej Kryesia dhe Grupi parlamentar do të punojnë për t’i realizuar angazhimet.

Koha në të cilën mblidhet ky Kongres është një kohë e jashtëzakonshme që na ka prekur dhe ne nga agresioni rusk u siguria është kthyer në një prioritet. Do të jetë një bashkim me një përballje kohë jo të zakonshme. Thelbi është bashkimi dhe jo ndarja. Bashkimi për të rënë dakord për të mos lëshuar korsinë e zhvillimit të mëtejshëm. Ne fund do të doja t’ju kërkoja angazhim gjithë ditën e Kongresit nga ana e deputeteve. Të ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë te vendimet e rëndësishme.

Ky Kongres ka një rëndësi të vecantë për qeverisjen e PS”