“Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi. Shqiptarët duhet të marrin në dorë sovranitetin e vendit. Këtë punë e vendosin shqiptarët”, tha Meta.
Sa i përket vendimit të marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se nuk ishte i surprizuar duke akuzuar zyrtarët e qeverisë.
“Ju e dini që vetting-u i partisë u shpall para pak ditësh nga zv.kryeministri (Erjon Braçe) për zotin Muçi. Nuk jam i habitur sepse që kur ka hyrë në zyrë (Muçi) ka patur presione të drejtëpërdrejta për t’u bërë pjesë e puçit për të bllokuar Xhaferllarin”, tha Presidenti.
Insistimit të gazetarëve për të thënë emrat e atyre që janë pjesë e këtij puçi të pretenduar, Meta iu përgjigj duke cituar deklaratën e Fatmir Xhafajt, deputet i Partisë Socialiste, mbi Vitore Tushen, e cila është kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese.