Nga sporti në politikë/ Doli hapur si mbështetës i tij, ish-ylli i Real Madrid pranë partisë së Erdogan në prag të zgjedhjeve në Turqi
Ish-futbollisti i njohur Mesut Özil raportohet se pas tërheqjes nga karriera e tij si sportist profesionist do të ndjekë rrugën e politikës. Kështu raporton gjermania Bild duke cituar portali turk “Haber7.com”, sipas të cilëve emri i Özil është në listën e kandidatëve të partisë qeverisëse AKP të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Zgjedhjet presidenciale dhe…

Ish-futbollisti i njohur Mesut Özil raportohet se pas tërheqjes nga karriera e tij si sportist profesionist do të ndjekë rrugën e politikës.
Kështu raporton gjermania Bild duke cituar portali turk “Haber7.com”, sipas të cilëve emri i Özil është në listën e kandidatëve të partisë qeverisëse AKP të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen në Turqi më 14 maj, ndërsa Erdogan kohët e fundit njoftoi se “emra befasues” do të shfaqen në listën e kandidatëve, duke përfshirë një emër nga industria e sportit.
Nuk është çudi që Özil kandidon për partinë e Erdoganit, pasi ish-futbollisti doli hapur si mbështetës i Erdoganit vite më parë dhe në vitin 2019 presidenti i Turqisë ishte edhe pjesëmarrës në dasmën e Özil.