Nga nesër Kosova nis dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Nga nesër në Kosovë do të nisë aplikimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullsi.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë informoi se doza përforcuese do t’u jepet personave qw kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë.

Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave qw i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut.

Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë dhe mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç.