Erion Veliaj deklaroi sonte se një nga krenaritë e tij në krye të Bashkisë së Tiranës janë 40 shkollat e reja. Duke folur në News24, kryebashkiaku Veliaj tha se shumë shpejt do të ndërtohen dhe shkollat e lotit të fundit.
“Krenaria ime më e madhe për këtë mandat janë 40 shkollat. Sigurisht, mund të kishim bërë ato të Astirit, por nuk do kishim bërë ato të Freskut dhe sot do kishim një diskutim. Fakti që ne kemi 40 lagje me shkolla dhe na kanë ngelur edhe loti i fundit do të thotë që në dy shkollat që bëjmë nga secila anë e autostradës, me shkollën që bëjmë tek Liqeni i Thatë, buzë një toke që ne kemi aty tek Kopshti Botanik, jashtë gardhit, me shkollën “Dritëro Agolli” që krijohet tek xhepi i parkut Olimpik ku sapo është hapur terreni dhe dy shkollat e fundmit që bëjmë në Sauk, njërën tek Spitali i Arabit dhe tjetrën tek parkingu i madh i Ish Policisë Ushtarake, sot Akademia e Policisë ne mbyllim përfundimisht këtë të shkollave. Ende pa bërë betimin, ne kemi hapur lotin e shkollave”, theksoi Veliaj.
Veliaj deklaroi se në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha, ishte planifikuar që shkolla “Kosova” të bëhej pallat.
“Shkolla Kosova ishte me dy turne sepse nuk ekzistonte shkolla Kosova. E bënte shkollën tek Liceu. Partia e këtij dhëndrit tonë dhe partia e Lulit e kishte bërë pallat shkollën Kosova. E mban mend sherrin për shkollën Kosova, e shpronësuam nga e para, e mban mend si u dogj shkolla Kosova. Kështu që patjetër ata ishin turni i dytë te Liceu se nuk ekzistonte fizikisht shkolla. Ishte nisur për pallat.
Shkolla ‘Sami Frashëri’ vajti te Çajupi me dy turne, derisa të mbaronte shkolla. Tani ka kaluar Samiu për herë të parë në gjitë historinë pas viteve 90, ka kaluar me një turn”, tha ai.
Kreu i Bashkisë së Tiranës solli dhe shembullin e Farkës ku PD bllokoi projektet zhvilluese për tre vite rresht. Veliaj nënvizoi se në kohën e PD jo vetëm që nuk pati urbanizim, por nuk u la asnjë hapësirë për të ndërtuar shkollë.
“Tek Astiri u vonuam tre vjet. Tani, shumë dakord që unë të jap llogari. Astiri deri sa ta merrnim ne këtë detyrë menaxhohej nga PD se ka qenë komuna Kashar. Aty s’ka pasur as ujë, por sot nuk thotë më njeri sepse ndërtuam një tubacion të ri që vjen direkt nga Bovilla dedikuar tek Astiri. Astiri merrte ujë nga puset e Laknasit të Coca-Cola. E menaxhonte PD dhe ngaqë jepte vetëm pallate nuk ka lënë asnjë hapësirë aty për shkollë. Po shkojmë e po blejmë tokën sa frengu pulën dhe po përdorim edhe akset që hapen nga autostrada dhe Unaza. Kam unë një pyetje për këta zotërinjtë! Tre vjet që na bllokuat tek Astiri, mban njeri përgjegjësi se mund të kishim mbaruar atë dhe mund të ishte liruar hapësira për shkollë se në shumë raste, në të dy anët e Astirit, edhe nga ana e Yzberishtit, edhe nga ana e Lanës”, tha Veliaj.
Po ashtu Veliaj foli edhe për akuzat se ka dhënë leje ndërtimi në zona të mbrojtura si monumente kulture.
“Pranë është tjetër gjë. Është tjetër gjë çfarë ka ligji monument kulture, dhe tjetër çfarë kanë militantë. Rasti i Teatrit, thonin është monument kulture, por kur i pyesje ku është? Thonin ‘është se e them unë’. Por nuk ka qenë monument. Sarajet po, janë monument kulture. Kur t’i vjen në një qytet të madh, unë kam për detyrë që të hartoj ligje që në fillim ty të të ruajnë kokën. Ndërtojmë me beton jo me qerpiç. Magnetizmi i Tiranës si vendi ku duan të vijnë të gjithë, detyra ime të mendoj edhe për qytetarët e rinj që kanë ardhur, që thonë po nuk dhe leje ndërtimi o do ndërtoj pa leje o fle në rrugë”, tha ai.
Ndërkohë sa u takon ndërtimeve të bëra në Tiranë dhe kullave, ai u shpreh: Kjo që ke pas, është hotel… kemi xhelozi apo duam të kuptojmë? Se t’i nuk jeton në hotel, jeton në shtëpi. Kjo historia që ne i bëjmë llogarinë tjetrit duhet të marr fund. Po të dini ju se ka ndonjë njeri problematik, na e thoni. Një të tretën e kullës që do të hapet më 13 maj është blerë nga investitor zviceran. Ambasada izraelite po ashtu ka blerë zyra aty. Hajde mos t’i sulemi njerëzve që investojmë.