Nga avioni tek ISHP, 1 mijë e 170 dozat e vaksinës ‘Pfizer’ transportohen nën masa të rrepta sigurie

Teksa ngarkesa të tjera pritet të vijnë gjatë shkurtit, ashtu siç deklaroi dhe vetë kryeministri Edi Rama.

1 mijë e 170 dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ nga kontrata me Shqipërinë tashmë kanë zbarkuar në Rinas.

Balkanweb raporton se nga avioni deri tek ISHP, dozat po transportohen nën masa të rrepta sigurie.

Një kolonë automjetesh, disa prej tyre të Policisë shoqërojnë dozat e vaksinës ndaj COVID-19. Teksa ngarkesa të tjera pritet të vijnë gjatë shkurtit, ashtu siç deklaroi dhe vetë kryeministri Edi Rama.