Nga 2 maji Greqia dhe Zvicra heqin kufizimet e COVID për udhëtarët

Nga 2 maji Greqia dhe Zvicra do të heqin të gjitha kufizimet e COVID-19 për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre shteteve. Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se Greqia nuk do të zbatojë më rregullat e hyrjes për udhëtarët, masë kjo e marrë në prag të sezonit turistik. Sipas ministrit, të gjithë udhëtarët, pavarësisht…

Nga 2 maji Greqia dhe Zvicra do të heqin të gjitha kufizimet e COVID-19 për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre shteteve.

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se Greqia nuk do të zbatojë më rregullat e hyrjes për udhëtarët, masë kjo e marrë në prag të sezonit turistik.

Sipas ministrit, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nëse arrijnë në Greqi nga një vend i BE-së apo i tretë, nuk do t’u kërkohet më të paraqesin një certifikatë të vlefshme vaksinimi, rikuperimi ose testimi pas mbërritjes.

Edhe autoritetet zvicerane kanë njoftuar se udhëtarët nga e gjithë bota së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër pa u kërkuar të ndjekin ndonjë rregull hyrjeje.

Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Migracionin tha se sapo të hiqen masat për të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u kërkohet më të japin asnjë provë për COVID-19 pas mbërritjes së tyre në Zvicër.

Shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Greqia ka raportuar 50,112 raste të reja të infeksionit dhe Zvicra ka raportuar 9,703 raste të reja të infeksionit në shtatë ditët e fundit.

Sa i përket shkallës së vaksinimit në këto dy vende, të dhënat tregojnë se ato vazhdojnë të rriten çdo ditë.