Newcastle, sipas “Telegraph”, do t’i ofrojë atij një shans për të qëndruar në Premier League, kurse nga Italia raportojnë që mesfushori shqiptar po kërkon shtëpi në Milano pasi pretendon se do të transferohet te kuqezinjtë. Trajneri i “Qymyrxhinjve”, Steve Bruce, është i bindur se do ta ketë 27-vjeçarin nën urdhrat e tij në skuadrën nga verilindja e Anglisë, por të “Djalli” në Itali, me sa duket, po punojnë “nën rrogoz” për marrëveshjen me Arsenalin.
Xhaka po pret me padurim që të largohet nga Lodra, pasi nuk ka të ngjarë që ai të rregullojë marrëdhëniet me tifozët, pavarësisht se kërkoi falje për incidentin para dy javësh.
Futbollisti, që përfaqëson Zvicrën në rang përfaqësuesesh, do të duhet së pari të sigurohet që do të luajë rregullisht te skuadra e tij e ardhshme në mënyrë që të jetë në planet e helvetëve për Kampionatin Europian të verës së 2020-ës.