New York, zbulohet statuja e Nelson Mandelës

Para fillimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u nderua presidenti i parë me ngjyrë i Republikës së Afrikës së Jugut i cili lindi 100 vite më parë

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York u zbulua statuja e Nelson Mandelës, udhëheqësit afrikanojugor, i cili lindi fiks para 100 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në ceremoninë solemne tha se Mendela mishëroi vlerat më të larta që përfaqësonë OKB-ja, si paqja, falja, dhembshuria dhe dinjiteti.

Gjatë ditës Mandela do të nderohet edhe në Samitin e paqes në fillim të seancës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mandela në burg kaloi 27 vite gjatë aparteidit ndërsa 4 vite pas daljes në liri u bë presidenti i parë me ngjyrë i Republikës së Afrikës së Jugut.

Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Maria Fernanda Espinosa Garcia tha se statuja e Mendelës duhet të shërbejë si frymëzim anëtarëve të OKB-së dhe të rikujtojë se diversiteti duhet të çmohet.