New York, shënohet me paradë përvjetori i pavarësisë së Indisë

Në paradën e avenysë “Medison” morën pjesë qindra persona të cilët me instrumente dhe veshmbathje tradicionale tërhoqën vëmendjen

Me rastin e shënimit të 72 vjetorit të pavarësisë së Indisë, në New York është mbajtur paradë dhe është prezantuar kultura indiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në paradën e avenysë “Medison” morën pjesë qindra persona të cilët me instrumente dhe veshmbathje tradicionale tërhoqën vëmendjen.

Ceremonia e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Indisë në New York është më e madhja jashtë kufijve të vendit.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj të SHBA-ve dhe Indisë si dhe afishe me përmbajtje paqeje.

Organizatorët theksuan se tema e ceremonisë së sivjeme është “bota është një familje”.