“Nesër të gjithë në protestë para Kuvendit”, Meta: Shqipëria mbi gjithçka! Largojmë njëherë e mirë regjimin e kalbur

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se vendi do ketë ndryshim me çdo çmim.

Ai shkroi në Facebook se ky ndryshim do vijë përmes protestës dhe votës së lirë, me qëllimin për të larguar qeverinë që e cilësoi si “regjim të kalbur, antipopullor e antikombëtar”.

Sakaq, kreu i PL ka postuar në Facebook një thirrje për qytetarët që t’i bashkohen të gjithë protestës së nesërme para parlamentit në orën 17:00.

“Ndryshim me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë, për të larguar njëherë e mirë këtë regjim të kalbur, antipopullor dhe antikombëtar. Shqipëria mbi gjithçka”, shkroi ai.