Teksa nesër pritet të mbahet Ballkani i Hapur, liderët ballkanikë ndodhen sot në Ohër. Mediat maqedonase kanë publikuar pamjet nga mbërritja e delegacioneve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, si dhe kryeministrit shqiptar, Ed Rama.
Kryeministri Rama zgjodhi që të shkojë në Ohër me makinë, ndërkohë ai i Malit të Zi, Dritan Abramoviç me helikopter, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka udhëtuar me charter.
Kujtojmë se nëser mes këtyre liderëve pritet të që nënshkruhen disa marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit për nismën e Ballkanit të Hapur. Samiti do të nisë punimet e tij nesër në orën 10:00, ndërkohë që Kosova ka refuzuar që të marrë pjesë.