Nesër konferencë e pazakontë e Ramës me gazetarët

Ditën e nesërme në orën 10:00 të paradites kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë me gazetarët të cilët edhe i fton të akreditohen. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë njoftoi se konferenca për shtyp do të zhvillohet në sallën e hartave për të folur për një sërë çështjesh me rëndësi.

Nga temat për të cilat pritet që Rama të mbajë një qëndrim janë: Teatri Kombëtar, shkarkimi i presidentit Ilir Meta, ngritjen e institucioneve të drejtësisë, 13 tetorin e dekretuar nga Presidenti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe situatën politike në vend.

Njoftimi për gazetarët Neser ne oren 11.00 ne Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do te zhvilloje nje bashkebisedim me gazetaret. Ju lutem konfirmoni emrat e gazetareve qe do marrin pjese.