“Nëse në PS do kishte non grata, kërcet pushka!/ Zekthi: Gjuha totalitare dhe lufta me leva për godinën, e papranueshme! PD të gjejë fuqinë të përballet me të vërtetën

Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku komentoi edhe zhvillimet e fundit dhe situatën në Partinë Demokratike.

Zekthi e konsideroi atë që po ndodh në PD si një luftë civile për të marrë godinën dhe vilën e partisë.

Sipas tij BE dhe SHBA janë të vetmet që mund të bëjnë diçka për ndryshimin e kësaj situate ndërkohë që shprehu nevojën e një përpjekejeje nga të rinjtë e vendit  për të ndryshuar atë çfarë po ndodh.

Brenda opozitës është një luftë civile, si pretendohet të zgjidhet Presidenti. Janë po atya njerëz, po ai interes i 30 viteve. Atëherë marrin godinën dhe vulën. Këtu nuk bën njeri gjë të re dhe me leva, me kokë dashi të marrin godinën. Jemi për të qarë hallin. Opozita duhet të ketë një vizion të ri për Presidentin. Një gjuhë e llahtarshme. Për mua nuk është çështja se Berisha shtyu Alibeajn. Deri dje Alibeaj ishte njeri i respektuar dhe sot thuhet se është peng.  Duhet ti mbrojmë pikëpamjet tona dhe mos flasim me tona suprimuese. Në opozitë sidomos Berisha ka një gjuhë të tillë, totalitare.

Sot ka dalë një vendim gjykate. Deri dje thonin duhej të njihej vendimi i gjykatës duhej pritur dhe tani thonë është blerë. Thelbi i tyë djathtës mbështetet në masën që njerëzit janë të nxitur të ndjekin interesin personal ata nuk do të duhen të lejohen ti bëjnë ato gjera. Të vijë puna që pas 30 vitesh Shqipëria të arrijë në këtë gjë kemi dështuar jo vetëm PD, por edhe PS. Sepse atje nuk ka një non grata se pot ë shpallet Rama atje kërcet pushka.Kemi dështuar të gjiothë. Në këto kushte ne mund të presim që BE dhe SHBA të na nxjerrin nga kjo situate.

Zgjidhja është kjo: Djemtë dhe vajzat që e duan këtë vend duhet të nisin një përpjekje dhe të mos dorëzohen. Suksesi nuk arrihet në fillim. Përndryshe këta politikanë që luftojnë me leva duan që njerëzit të tërhiqen e të mos kenë konkurrentë. Shqiptarët duan një PD të djathtë dhe konservatore.

Dy partitë e mëdha po përdorin gjuhën totalitare, si pole që mbajnë njëra-tjetërënd he është e vështirë që diskush që thotë të vërtetën digjet. Duhet këmbëngulja e madhe. Duhet që PD të gjejë fuqinë dhe të përballet me të vërtetën. Kriza shpërtheu në shtator në PD dhe përpjekja brenda është shumë e vështirë por jo e pamundur. Nëse në PD do të ketë deputetë që nuk do mbrojnë qëndrime të forta, do të jetë një bërthamë që do i mbajë gjallë ato.