Nepal, dyfishohet numri i tigrave bengalezë

Ekspertët dhe mbarë opinioni kanë mirëpritur informacionin për rritjen e numrit të tigrave bengalezë të cilët për disa vite ishin kategori e specieve të rrezikuara

Numri i tigrave bengalezë në Nepal është dyfishuar gjatë 9 viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i ekspertëve i cili zbaton programin e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes të numrit të tigrave bengalezë në Nepal ka njoftuar se aktualisht në vend jetojnë 235 tigra bengalezë, që është dyfish më shumë në krahasim me numrin e tyre në vitin 2009 kur filloi programi.

Programi realizohet me ndihmën e instalimit të 4.000 kamerave të vëzhgimit në vendet ku jetojnë tigrat.

Ekspertët dhe mbarë opinioni kanë mirëpritur informacionin për rritjen e numrit të tigrave bengalezë të cilët për disa vite ishin kategori e specieve të rrezikuara.

Numri më i madh i tigrave bengalezë jeton në Indi ndërsa numri i përgjithshëm i këtij lloji të tigrave në botë nuk tejkalon numrin 2.000.