Nëntë të plagosur nga të shtënat në Denver, policia arreston autorin

Nëntë persona u plagosën në një të shtëna në Denver, tre prej tyre në gjendje kritike, dhe sulmuesi i dyshuar u arrestua, tha policia lokale.

I dyshuari, i cili gjithashtu u qëllua, ndodhet në paraburgim është jashtë rrezikut për jetën, thuhet në një deklaratë të policisë, sipas rrjetit televiziv amerikan ABC Neës.

Nga informacionet paraprake mësohet se gjatë një debati në të cilin janë përfshirë disa persona është qëlluar më armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të shtënat rreth 1.5 kilometra nga Ball Arena, ku Denver Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën mbrëma për të fituar titullin e tyre të parë në NBA.