Nënshkruhet kontrata për prodhimin masiv të tankut luftarak turk

Tanku i parë Altay do të dalë nga linja e prodhimit në afat prej 18 muajsh dhe do t'i dorëzohet forcave të këmbësorisë turke

Sot është nënshkruar një kontratë shumë e rëndësishme për prodhimin masiv të tankeve luftarake turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i industrisë së mbrojtjes dhe prodhuesi i mjeteve të blinduara BMC nënshkruan kontratën për tankun Altay, gjeneratën e ardhshme të tankut luftarak.

Tanku i parë Altay do të dalë nga linja e prodhimit në afat prej 18 muajsh dhe do t’i dorëzohet forcave të këmbësorisë turke. Kontrata përfshinë prodhimin masiv dhe mbështetjen logjistike për 250 njësi.

Altay, programi i parë zhvillimor turk i tankut luftarak, përbëhet nga komanda elektronike dhe sistemi kontrollues, top 120 mm dhe mbrojtës ndërsa të gjitha komponentat do të prodhohen nga kompanitë turke.

Prototipi i tankut Altay u prezantua në panairin e mbrojtjes në Stamboll në vitin 2011.