Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe 3 nga të arrestuarit

GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe 3 nga të arrestuarit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal; Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Ajezi, Besmir Murati.

Zbërthimet e komunikimeve “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Por asnjë prej prestarëve nuk ishte një emër i panjohur. Figura qendrore është Ervin Mata, i dyshuar si koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia, Ekuadori e vende të tjera të Amerikës Lindore drejt Evropës. Në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçani, djali i ish zëvendësdrejtorit të policisë Tiranë. Të dy nuk mundën dot të arrestohen ndërkohë që Erzen Breçani ra në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe pastrimit të parave.

Top Channel mësoi se Breçani ishte informuar për aktivitetin e paligjshëm të të birit për të cilin pavarësisht se nuk ishte dakord i kishte marrë shuma të konsiderueshme parash për t’i investuar në vepra energjetike. Dyshime se është i implikuar në trafik ka dhe për shefin e krimeve të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.