Në veri të Irakut neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë theksohet se terroristët kanë qenë në përgatitje të kryerjes së sulmit

Së paku katër pjesëtarë të armatosur të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë sulmit ajror të ushtrisë turke në rajonin Gara, në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë theksohet se terroristët kanë qenë në përgatitje të kryerjes së sulmit. Konfirmuan se sulmi ajror është kryer në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

PKK është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tridhjetë vjeçare terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë së paku 40.000 persona.