Në Tiranë vijojnë aktivitetet për Ditën e Republikës së Turqisë

Në vijim të veprimtarive për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, Fondacioni Arsimor, Kulturor dhe Humanitar - ALSAR organizoi një program festiv.

Në vijim të veprimtarive për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, Fondacioni Arsimor, Kulturor dhe Humanitar-ALSAR organizoi një program festiv.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i cili në fjalën e tij përshëndetëse për fëmijët pjesëmarrës që kishin përgatitur programin artistik tha se shqiptarët ndodhen gjithmonë në zemrën e turqve.

Duke ju drejtuar fëmijëve të pranishëm ambasador turk tha: “Ju jeni shumë të vlefshëm për ne, mos e harroni asnjëherë se edhe ju jeni bijtë tanë. Në të vërtetë ju jeni përfaqësuesit konkretë të marrëdhënieve të vërteta miqësore dhe vëllazërore të cilat janë të pranishme prej qindra vitesh mes turqve dhe shqiptarëve. Për këtë arsye festat tuaja janë festat tona dhe festat tona janë festat tuaja, prandaj uroj që edhe në periudhat në vijim të vazhdojmë të festojmë festat tona kombëtare me të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën lumturi”.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori Yörük u shpreh se mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk ka kufij gjeografikë, por “duhet të dini se zemra e Turqisë rreh në Shqipëri, po ashtu edhe zemra e Shqipërisë rreh në Turqi.”

I gjithë populli, fëmijët shqiptarë ndodhen në zemrën tonë, ju jeni fqinjët tanë në zemrën tonë. Pavarësisht se mes nesh ka një det dhe gjeografikisht nuk jemi fqinjë, duhet të dini se ju ndodheni gjithmonë në zemrën dhe shpirtin tonë. Në Turqi janë 80 milionë njerëz që ju duan, për këtë arsye marr kënaqësi të madhe që ndodhem këtu me ju bashkë me bashkëshorten time”, u shpreh ambasadori Yörük.

Ndërsa, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksoi se puna që kryen fondacioni ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe që të rinjtë e dy popujve të takohen më shpesh mes njëri-tjetrit.
Ne si fondacion me punimet që kryejmë aktualisht dhe me ato që mendojmë të kryejmë në të ardhmen ju mësojmë turqisht me qëllimin për të forcuar këmbët e urës mes dy vendeve si dhe ne përpiqemi që të rinjtë e dy popujve të takohen më shpesh mes njëri-tjetrit. Duhet të dini se ashtu sikurse anglishtja aktualisht është një gjuhë e rëndësishme edhe turqishtja do të jetë një gjuhë e rëndësishme në të ardhmen. Dëshiroj të nënvizoj edhe njëherë se keni bërë preferencën më të bukur. Uroj që ju do të jeni brezi i ardhshëm që do të forconi marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Gurra.

Më tej, kryetari i fondacionit ALSAR i shprehu ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë  urimet më të përzemërta ku ndër të tjera tha : “Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Turqisë, iu shpreh Ju shkëlqesi ambasador, dhe nëpërmjet jush popullit vëlla turk përshëndetjet dhe konsideratat më të larta, duke iu uruar suksese të mëtejshme në rrugën drejt progresit e prosperitetit tuaj kombëtar”.

Fëmijët gjatë performancës se tyre artistike në këtë veprimtari, prezantuan në gjuhen turke një programme materiale artistike e letrare të përzgjedhura, dedikuar kësaj feste.

Të pranishmit ndër të tjera, u njohën edhe me mbarëvajtjen e kurseve të gjuhës turke, të cilat ofrohen falas dhe zhvillohen nën drejtimin e profesorit të dërguar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë.