Në Tiranë do të organizohen “Ditët e Turqisë”

Në stendat promovuese që do të jenë të hapura përgjatë gjithë ditës, do të prezantohet kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke

 Instituti “Yunus Emre” në Tiranë me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, për të dytin vit radhazi, do të organizojë aktivitetin “Ditët e Turqisë” me moton “Sa afër jeni me Turqinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë”, do të organizohen në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë, në datat 25-27 shtator, sipas njoftimit nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë.