Në tetor nis puna në bypass-in e Fierit

“Në muajin tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më deri në hapjen e trasesë së bypass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm”.

“Në muajin tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më deri në hapjen e trasesë së bypass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm”.

Kështu deklaroi sot nga Jali, Kryeministri Edi Rama, ndërsa foli për bypass-in e Fierit, një “gangrenë” e krijuar për disa vite që do të arkivohet njëherë e mirë.

“Shpresoj që të jetë viti i fundit që bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani por besoj se në muajin shtator, apo tetor për të qenë brenda me gjithë burokracinë e nevojshme për procesin, ne do të kemi në fund një kontratë të re dhe fillim pune për të mos u ndalur më dhe për ta hapur trasenë e bypass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “do të arkivohet kjo torturë kaqvjeçare që është shumë e lehtë për t’u kthyer në mllefe dhe në shqetësim, por është pak më e komplikuar për të shpjeguar si ka ndodhur”./ATSH