Në shtator nis faza e dytë për mirëmbajtjen e rrugëve

Në muajin shtator nisë faza e dytë e projektit për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, duke realizuar kështu një ndërhyrje totale në rehabilitimin dhe  përmirësimin e standardeve të rrugëve.

Në muajin shtator nisë faza e dytë e projektit për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, duke realizuar kështu një ndërhyrje totale në rehabilitimin dhe  përmirësimin e standardeve të rrugëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh sot nga Tepelena, në ceremoninë e nisjes së punimeve të baypass- it të Tepelenës, se qeveria po sheh me shumë vëmendje dhe kujdes projektet në infrastrukturë duke u ndalur në impaktin social dhe ekonomik të tyre, si elemente bazë që këto vepra të mos mbeten në rrugë, eksperiencë të cilën Shqipëria e ka të trashëguar nga vitet e kaluara.

Nga ana tjetër, tha ministri, ne kemi filluar një projekt intensive për mirëmbajtjen e rrugëve, në të gjithë Shqipërinë janë hapur shumë kantiere punimi.

Ndërsa në shtator, theksoi Gjiknuri, fillon faza e dytë e projektit të mirëmbajtjes së rrugëve me qëllim të mos pengojmë sezonin turistik, por do të ketë një ndërhyrje totale në të gjithë rrjetin rrugor, për të kthyer atë në parametrat që duhen përsa i përket mirëmbajtjes.

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka pasur projekt mirëmbajtjes, rruga bëhej degradohej dhe këto asete të çmuara kombëtare e humbin vlerën e tyre, por sot politikat dhe investimet e qeverisë do t’i japin vlerën e duhur këtyre veprave.

Gjiknuri tha gjithashtu se, në serinë e investime është parashikuar të ndërtohet edhe një urë e re e cila do të lidhë Vjosën me aksin kombëtar duke shkurtuar distancën me qytetin e Përmetit.

“Ky do të jetë një projekt i rëndësishëm për gjithë zonën e Përmetit dhe Tepelenës”, tha Gjiknuri .