“Ne kemi punë jo vetëm me zyrtarët qeveritarë, por…”, ambasadorja Yuri Kim flet sonte në “VOA” për zhvillimet politike, zbulohet mesazhi i saj i parë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, do të japë mbrëmjen e sotme një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku pritet të flasë për zhvillimet politike në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane zbulon një mesazh të ambasadores Kim, e cila ndalet te diplomacia, duke thënë se ajo ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri.

Sipas ambasadores Kim, diplomatët kanë shumë më tepër punë se me zyrtarët qeveritarë, duke theksuar se “kur them punë, flas për marrëdhëniet me pjesën tjetër të Shqipërisë”.

“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë”, shkruan ambasada.