Në Itali paralajmërohet krizë në transportin detar dhe tokësor

“Nëse nuk zgjidhen disa gjëra kritike të lidhura me pasaportën e vaksinimit (Green Pass) nga 15 tetori, transporti në vend rrezikon të paralizohet” . Alarmin e ka dhënë zëvëndëspresidenti i ‘Conftrasporto’ Gian Enzo Duci.

Rrezikohet një stuhi në transportin detar dhe tokësor, duke konsideruar faktin se problemi i përket edhe shoferëve të kamionëve, shpesh të huaj. Kur u prezantua ‘green pass’ në vendin e punës, sektori i transportit nuk ka qenë në vëmendje të legjislatorëve.

Në bordin e anijeve me flamur italian, shpesh gjejmë situata të ndryshme nga ato që gjenden në vendin e punës në tokë.

Kemi ekuipazhe ndërkombëtare, shumica që vijnë nga vende që i kanë vaksinuar personat me vaksina që njihen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë por jo nga Agjencia Europiane e Barnave, EMA dhe në këto kushte nuk mund të gjenerohet Green Pass-i.  

Nga ana tjetër, Italia nuk mund t’i vaksinojë ata sepse e kanë bërë tashmë vaksinën. Kjo mund të krijojë një situatë komplekse ndaj shpresojmë që këto gjëra komplekse të zgjidhen para datës 15. Përndryshe, rrezikojmë që transporti të paralizohet” ka deklaruar ai.