Në Greqi nisin protestat kundër emrit të Maqedonisë

Protesta u realizua teksa në parlament po debatohej rreth një mocioni të mosbesimit ndaj qeverisë greke

Qindra persona protestuan sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kundër marrëveshjes së arritur mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i mbledhur para kuvendit grek në Sheshin Sintagma brohoritën slogane si “Maqedonia është greke”, ndërsa mbanin pankarta me mbishkrimin “Largojini duart nga Maqedonia”.

Protesta u realizua teksa në parlament po debatohej rreth një mocioni të mosbesimit ndaj qeverisë greke.

– Mocioni i mosbesimit

Ndërkohë, në lidhje me “çështjen e emrit” e cila vazhdon mbi një çerek shekulli, është arritur marrëveshje pas disa muajsh negociata.

Për shkak të marrëveshjes e cila parashesh që emri i Maqedonisë të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, partia kryesore e opozitës Demokracia e Re (ND) paraqiti mocion të mosbesimit në parlament.

Kryetari i ND-së, Kiriakos Miçotakis, duke theksuar se marrëveshja është një dakordim i keq, kishte pohuar se përcaktimi i nacionalitetit dhe gjuhës së vendit fqinj si “Maqedon” është tërheqje nga vija e kuqe kombëtare.

Në votimin që pritet të realizohet nesër në parlamentin grek me 300 deputetë, të paktën gjysma duhet të votojnë “pro” që mocioni i mosbesimit të materializohet. Kryetari i parnterit qeveritar SYRIZA, Grekët e Pavarur (ANEL), njëherësh ministër i Mbrojtjes, Panos Kammenos, tha se nuk do ta votojë marrëveshjen, ndërsa për mocionin do të votojë “kundër”.