Në gjendje të rëndë çifti që u përplas nga ‘G-Class’ tek Rruga e Kavajës

Rëndohet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit, i cili u përplas të dielën në rrugë e Kavajës nga makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani.

Gazetarja Dorina Halili raporton se Konomi, i cili po kurohet në spitalin e Traumës ka kaluar në reancimacion, trajtim intensiv.

Edhe gruaja e tij Vilma Konomi ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka kaluar në trajtim intesiv.

Të dy ndodhen në gjendje të vetëdijshme, por janë me dëmtime të shumta traumatike.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës në rrugën e Kavajës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani erdhi me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.

39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë.