Në 25 shtator Erdogani viziton ShBA

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Presidenti Erdoan) në 25 shtator do ti drejtohet me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe do të ketë takime me investitorët dhe biznesmenët amerikanë.

Sipas njoftimit të Presidencës, në datat 23-27 shtator Presidenti Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me qëllim për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të te Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,raporton TRT.

Fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme Erdoani do ta mbajë më 25 shtator.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Erdoani do të realizojë edhe takime të ndara dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm dhe shumë kryetarë shtetesh pjesëmarrës në mbledhjet vjetore të OKB-së, sipas njoftimit të Presidencës.

Gjithashtu Erdoani do të takohet edhe me përfaqësues të rretheve investuese dhe biznesit amerikan, udhëheqës të opinionit si dhe me përfaqësues të komunitetit turk e mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.