“Në 11 dhjetor rithemelohet PD”/ Berisha në ditën e rinisë sulmon Bashën dhe Ramën

I njëjti shesh nga ku 31 vite me parë trokiti demokracia, nuk i bashkoi dot demokratët.

Përvjetori i lëvizjes studentore që shënoi ndryshimin e sistemit dhe krijimin e partisë së parë opozitare shërbeu vetëm për të nxjerre në pah ndarjen e pakthyeshme mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Berisha: Nëse sot themi se Rama është armiku me i egër i pluralizimit, armiku më i egër i demokracisë në Shqipëri, Lulzim Basha është tradhtari me i madh i tyre. Sot vijmë në këtë dhjetor me një dhjetor të ri të idealeve më të larta më të vendosur se kurrë. Të rithemelojmë partinë e dhjetorit të 90, partinë e studentëve dhe të të rinjve, të shqiptarëve, të votës së lirë. Pas tetë vitesh nuk meriton të quhet as më pak dhe as më shumë se Lulzim Boshi.

Në prag të dy Kuvendeve kryetari dhe ish kryetari i partisë demokratike janë kujdesur te tregojnë forcën qe kane ne terren. Sali Berisha krahas familjes së liderit te dhjetorit, Azem Hajdari mbështetje kishte dhe Ilir Meten, që me herët nga i njëjti shesh foli për alternativa boshe.

Meta: Tani është koha për një thirrje tjetër, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë europian dhe të kthejmë Shqipërinë në shinat e vërteta të demokracisë, të lirisë dhe të garantojnë të ardhmen europiane të vendit tonë larg çdo pikëpyetje dhe alternative boshe. Dhe në fund fare, “Liri Demokraci jo më vonë por tani!

Ky 8 Dhjetor i gjeti demokratët jo vetëm ne opozitë, por edhe ne mesin e një krizë të brendshme që rrezikon përçarjen më të thelle te Partisë Demokratike në muajin e themelimit te saj.