Ndryshojnë temperaturat në Shqipëri javën e ardhshme të Shtatorit

Java e parë e shtatorit ishte një vazhdim i motit dhe temperaturave të larta të muajit gusht. Ndonëse temperaturat patën një rënie të lehtë, sërish termometri shënoi deri në 35 gradë.

Megjithatë kjo javë pritet të vijë me ndryshime dhe me rënie të temperaturave, transmeton Ekspress. Sidoqoftë vjeshta do të fillojë të ketë ndikimin e saj dhe thuajse e gjithë java do të shoqërohet me vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Temperaturat do të ulen me 3-4 gradë dhe mesatarisht do të kapin shifrat 28-30 gradë.