Sipas sekretarit të përgjithshëm të Unionit të Mesdheut (UfM), Grammenos Mastrojeni, ndryshimet klimatike po minojnë civilizimin Mesdhetar dhe ekuilibrat rajonalë.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Mastrojeni tha se Plani i Veprimit për Klimën i UfM-së për periudhën 2021-2025 kërkon që qeveritë, bota e biznesit dhe ajo e financave të veprojnë menjëherë për ndryshimet e përshpejtuara klimatike në Mesdhe.
“Kërkesa e vendeve të Mesdheut Jugor dhe atij Lindor në energji vlerësohet të rritet me rreth 60 për qind deri në vitin 2040. Ajo bëhet një mundësi e zhvillimit të drejtë, të përshpejtuar dhe paqësor nëse përkundrazi ne e njohim të vërtetën”, tha Mastrojeni.
Duke shpjeguar “të vërtetën” që duhet të njihet nga njerëzit, Mastrojeni theksoi se “e vetme asnjë komb apo bashkësi, madje as më e fuqishmja apo më e pasura rreth detit tonë, nuk ka mjete të mjaftueshme për të përballuar ndikimet e ndryshimeve klimatike”.
“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, ne duhet të bashkojmë teknologjitë e vjetra dhe ato tradicionale të zotëruara nga popuj të ndryshëm. Ne duhet të mbështetemi në qëndrueshmërinë dhe shëndetin e fqinjit tonë për të qëndruar të sigurt, jo në prishjen e tij për t’u ndier më të fortë. Në fund, shtëpia jonë e përbashkët, planeti, po na dërgon një mesazh të thellë… më në fund bëni drejtësi dhe paqe”, theksoi Mastrojeni.
– Nevojitet revolucion bujqësor
Mastrojeni theksoi se rajoni i Mesdheut është një nga pikat kryesore të ndryshimeve klimatike në botë, duke treguar ngjarjet ekstreme të motit dhe zgjerimin e zonave të shkretëtirës, si dhe rritjen e nivelit të detit.
“Këto fenomene po ndikojnë në cilësinë e ajrit që thithim, mundësinë e përdorimit të burimeve të ujërave të ëmbla, disponueshmërinë e tokës për bujqësi dhe blegtori, infrastrukturat urbane, si dhe turizmin”, tha Mastrojeni.
Këto ndikime nuk ishin “një koleksion i problemeve të ndara ose të lokalizuara”, theksoi ai, duke shtuar se, “Në thelb, ndryshimet klimatike po minojnë vetë bazën e civilizimit të Mesdheut dhe ekuilibrave rajonalë. Nëse në ditët e sotme njerëzimi jeton në shoqëritë e organizuara nuk është për shkak të revolucionit industrial, por për një më të lashtë që filloi në Anadoll, revolucioni bujqësor”.
Mastrojeni po ashtu u bëri thirrje qeverive, botës së biznesit dhe financave, si dhe njerëzve të thjeshtë që të fillojnë bujqësinë për llogaritje në cikle të qëndrueshme dhe të parashikueshme të natyrës për ta planifikuar.
– Bilanci global biosistematik
Takimet e Deklaratës Ministrore të UfM-së mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, që do të zhvillohet në dhjetor, synon të sigurojë përpjekje të koordinuara për një mjedis më të gjelbër, neutral dhe të karbonit, me përfshirje sociale në Mesdhe, me shpresën për të zvogëluar ndotjen dhe për të rivendosur burimet natyrore në rajon.
Duke theksuar rëndësinë e një ekuilibri të qëndrueshëm global, Mastrojeni tha se, “Të gjitha frontet për mbrojtjen e mjedisit kanë si qëllim të fundit ruajtjen e diversitetit biologjik, luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndotjes, shkretëtirës… Janë ndihmëse për mbrojtjen e strukturave të shumëllojshme të gjalla pa të cilën njerëzimi humbet burimet themelore mbi të cilat është organizuar vetë”.
Ai po ashtu paralajmëroi për disa skenarë global të ngrohjes, duke përmendur Panelin e katërt Ndërqeveritar për Vlerësimin e Ndryshimeve Klimatike në vitin 2007, për një perspektivë të zhdukjes së tetë nga dhjetë speciet.
“Në thelb, frika e nënkuptuar është se, sa i përket ndryshimeve klimatike, ne po i afrohemi në mënyrë të rrezikshme pikave të kthimit, përtej të cilave zinxhiri i ekuilibrave që qëndron biosfera mund të pësojë një kolaps të përgjithshëm, të shpejtë dhe traumatik”, u shpreh Mastrojeni.
– Kriza e pandemisë COVID-19
Përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) në botë, e cila ka marrë jetën e pothuajse 694 mijë personave, sipas sekretarit të përgjithshëm të UfM-së ka treguar se sa e rëndësishme është rivendosja e ekuilibrit midis aktiviteteve njerëzore dhe natyrës.
“Shkenca na kishte paralajmëruar më shumë se një dekadë më parë. Kriza e koronavirusit nuk ishte një variabël i paparashikueshëm. Filloi dhe u përhap për shkak të dështimeve në politikat njerëzore. Në thelb, ajo erdhi për shkak të keqmenaxhimit tonë të ekosistemit, goditi kryesisht ato zona të prekura rëndë nga ndotja dhe po bëhet një kërcënim strukturor për shkak të shpërndarjes së padrejtë dhe të pabalancuar të pasurisë dhe burimeve”, tha Mastrojeni.
Mastrojeni theksoi se kriza COVID-19 është një mësim urgjent për rajonin e Mesdheut.
“Kriza COVID-19 do të përkeqësojë edhe më shumë ndryshimet klimatike, në një kthim të rrezikshëm. Duhet urgjentisht të prishim ciklin”, tha Mastrojeni.