Ndryshim i motit, reshje shiu përgjatë dy ditëve

Temperaturave të larta që na kanë shoqëruar përgjatë gjithë shtatorit duket se po u vjen fundi. Në një ndryshim surprizë, masa të ftohta dhe temperatura të ulëta do të përfshijnë Gadishullin Ballkanik duke filluar nga pasditja e kësaj të mërkure (18 shtator) dhe deri të enjten (19 shtator).

Meteoalb paralajmëron reshje shiu përgjatë dy ditëve. “Sot pasdite (18 shtator) dhe nesër (19 shtator) pritet rrezik ‘i moderuar’’ në të gjitha qarqet”, njofton Meteoalb. Reshjet mesatare do të ketë në qarkun e Shkodrës, ndërsa qytetet tjera do të përfshihen vetëm nga reshje të dobëta.

Rreziku i lartë do të jetë vetëm në Kukës dhe Korçë, por në zona të lokalizuara. Temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë në vendet e ulëta dhe bregdetare, 25 % në vendet malore.