Ndodh mrekullia! Me Covid dhe 580 gramë, fëmijë mbijeton! -Foto

Lindi para kohe pas vetëm 23 javësh, me një peshë prej 580 gramë dhe pozitiv me Covid 19...

Lindi para kohe pas vetëm 23 javësh, me një peshë prej 580 gramë dhe pozitiv me Covid 19.

Por mrekullia ndodhi për foshnjën e ardhur në jetë në Lima të Perusë. Pas një muaji të kaluar në inkubator, Jorgeja i vogël arriti të peshonte 930 gram, u shërua nga koronavirusi dhe u bashkua për pak kohë me nënën e tij 27 vjeçare.

“Ai është fëmija me moshën më të re i lindur nga një nënë e sëmurë nga Covid në vendin tonë,” tha mjekja Marilú Pachas. Shtatzënia e gruas së re nuk kishte qenë e lehtë. Parashikimet në fakt, siç shpjegon Pachas, nuk ishin aspak të favorshme. Por luftuam dita-ditës, dhe në fund arritëm ta fitonim këtë betejë”, shprehet mjekja.

Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, erdhi në jetë në 15 qershor, pa bërë as gjashtë muaj të plotë në barkun e të ëmës, të cilën një patologji e detyroi të ndërpriste barrën. Doktorët thonë se mushkëritë e fëmijë kanë nisur të rikuperohen. Nëna e tij muajin e fundit e kaloi në izolim. Tani për prindërit mund të organizohen vizita me bebin, të cilin mund ta monitorojnë gjithashtu përmes lidhjeve me video.