Ndihmonte sirianët, pranga 41 vjeçarit në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga Edmond Tarja, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar dy shtetas sirianë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tij është bërë në afësi të fshatit Biranj-Korçë. Sipas policisë Edmond Tarja është konstatuar duke transportuar me mjetin tip “Benz” me targa AA347RP,  drejt Tiranës, dy shtetas klandestinë sirianë.

Ndërkaq mësohet se klandestinët sirianë i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll.