Ndërtoi një liqen artificial në pronën e tij, Neymar gjobitet me 3 mln euro

Neymar është sërish në qendër të vëmendjes jashtë sezonit, jo për festat dhe netët e famshme, por për gjobën prej tre milionë eurosh që mori nga autoritetet në Brazil!

Pikërisht, asi i Paris Saint-Germain-it ndërtoi një liqen artificial në pronën e tij në Mangaratiba pa leje, por edhe shkeli rregulloren e mbrojtjes së mjedisit, për çka u gjobit me 16 milionë realë (tre milionë euro).

Neymar do të ketë të drejtë ankimimi për 10 ditë, por vështirë se do të jetë në gjendje të shpjegojë sesi ndërtoi një liqen artificial pa leje, duke ndryshuar rrjedhën natyrore të lumit pa leje, si dhe duke shkatërruar bimësinë që nuk ishte pjesë e pronën.

Mediat braziliane theksojnë se prokuroria në Mangaratiba e ka akuzuar për më shumë se 10 shkelje.

Inspektimet në Brazil fillimisht morën disa raporte dhe kur shkuan në fushë, gjetën punëtorë në pronën e Neymar duke rregulluar një liqen artificial dhe një plazh.