Ndërtohet nënkalimi mes hekurudhës dhe aksit kombëtar Librazhd-Peshkopi

Një nënkalim midis hekurudhës dhe aksit rrugor kombëtar Librazhd-Peshkopi, i ndërtuar rreth viteve ‘60 shumë i ngushtë dhe i ulët ishte tashmë jashtë funksionit pasi përmes tij mund të kalonin vetëm mjete të vogla.

Ndërhyrja në këtë pjesë ishte e domosdoshme për kalimin e të gjitha llojeve të mjeteve në këtë aks nacional, i cili shërben gjithashtu edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Bashkisë së Librazhdit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me Drejtorin e ARRSH Afrim Qendro, Drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhave Ani Dyrmishi dhe Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra,  inspektuan punimet në këtë kantier tjetër punimesh në Librazhd.

Kjo ndërhyrje do të bëjë të mundur kalimin e çdo lloj automjeti në nënkalimin me hekurudhën i cili pengonte prej 40 vitesh lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë, shkruan ATSH.

“Prej vitesh ky investim ishte i domosdoshëm dhe më në fund u mundësua nga ARRSH.  Ky investim i ARRSH ndikon edhe në përmirësimin e rrjetit hekurudhor Durrës-Pogradec”, deklaron Balla.